Një sulm me armë zjarri ka lënë të paktën 6 njerëz të vdekur në një qendër tregtare në Mynih. Ndërkaq, të paktën 10 kanë mbetur të plagosur. Policia është në kërkim të autorëve.
Policia e Mynihut ka bërë të ditur se dyshohet për një sulm terrorist, shkruan CNN. Dëshmitarët thonë se janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna, ndërsa janë parë tre njerëz të armatosur që kanë hapur zjarr mbi qytetarët, shkruan Reuters.
Raportime të fundit të DailyMail tregojnë se vrasësi përpara se të hapte zjarr ka bërtitur: 'Jam gjerman' dhe ka mallkuar të huajt: 'F*ck foreigners'.
Besohet se sulmet kanë ndodhur edhe brenda qendrës tregtare Olympia, jashtë saj si edhe me gjasa edhe në vende të tjera, sepse pasi ka qëlluar kalimtarët, njeriu i armatosur i është drejtuar metrosë, ku mendohet se mund të ketë qëlluar të tjerë.
Ky sulm vjen pak ditë pasi një azilkërkues plagosi pesë njerëz në një stacion treni në Wuezburg, duke thirrur 'Allahu Akbar'. Ai u vra nga policia, dhe besohet të ketë shkuar në Gjermani nga Afganistani ose Pakistani.
Ndiqni videon e momentit kur një njeri i armatosur fillon të qëllojë mbi njerëzit pranë qendrës Olympia:





