Tronditet Gjermania! Disa persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë. Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje. Dyshohet se ka ndodhur një sulm terrorist, por informacionet janë të pakta dhe jozyrtare.

Një zëdhënës i policisë së Mynihut thotë se nuk ka indikacione për sulm terrorist.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Flive-disa-te-vdekur-nga-sulmi-me-arme-ne-nje-qender-tregtare-ne-gjermani%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=474c11d913Policia thotë se ka humbur gjurmët e tre agresorëve dhe për këtë arsye është bllokuar i gjithë sistemi i qarkullimit në Mynih.

Sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung” janë mbi 15 persona të vrarë në qendër të qytetit. Kurse televizioni NTV raporton se numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 10.

Sipas “Bild”, një sulmues ka vrarë veten pas sulmeve.

Presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar mbështetje për Gjermaninë.