Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Nga informacionet e para, pesë makina janë përfshirë në një aksident rrugor, por pa pasoja në jetë njerëzish, raporton Opinion.al.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.

Bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje.