Ai la pas 46 konkurrentë të tjerë, duke u shpallur mashkulli më i bukur në botë.
27- vjeçari nga India, Rohit Khandelwal, u shpall Mister Bota 2016 në një konkurs të zhvilluar të martën në Britaninë e Madhe.
Rohit i cili ka punuar si model dhe aktor u vlerësua si më i bukuri i të gjithëve.
Trupi dhe tiparet e tij bindën jurinë që ta vlerësojnë me vendin e parë.





