I adhuruar nga të gjithë tifozët e “Stamford Bridge”, caktimi i Jose Mourinho-s si trajneri i ri i Manchester United i ka shtangur shumë prej mbështetësve të Blues. Pasi është shkarkuar dy herë nga Chelsea, trajneri portugez e ndjeu jo pak mërzinë e tifozëve të Chelsea nëpër mediat sociale pas marrëveshjes me United gjatë majit. Teksa momentalisht është në Kinë për të vazhduar fazën përgatitore dhe për të bërë një turne veror me ekipe të ndryshme evropiane, Jose Mourinho është filmuar duke dhënë autografe nëpër bluzat e tifozëve. Një tifoz papritmas nxjerr një bluzë të Chelsea por Jose Mourinho refuzon ta nënshkruajë duke tundur kokën me një shikim që do të thoshte “jo më”.
Tifozi i nxjerr bluzën e Chelsea, Mourinho refuzon t’i japë autograf (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kapiteni i Interit hyn në histori, Lautaro Martinez shënuesi i tretë më i mirë zikaltër në Serie A i të gjitha kohërave
BE do të blejë armë nga kompanitë ballkanike
Inaugurohet shtatorja e Shën Terezës në Tiranë
Ngjarja në hotelin në Radhimë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit, tre prej tyre në burg





