Ndodh që një rivënie e thjeshtë e lojës të shndërrohet në autogolin më qesharak në futboll.
Kjo është parë në një ndeshje miqësore të skuadrës së militon në divizionin e dytë në kampionatin amerikan, Minnesota United ndaj Bournemouth me protagonist portierin Sammy Ndjock. Episodi humoristik ndodhi kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën angleze, kur Ndjock në tentativë për rinisjen e lojës e dërgoi topin në rrjetë. Përpjekjet e tij për të korrigjuar gabimin rezultuan të kota, ndërkohë që video e gafës së tij po bën xhiron e botës.





