Duket se është entuziazmuar shumë kryeministri Edi Rama pas miratimit të reformës në drejtësi dhe ka marrë një vendim të pazakontë për administratën publike.

Si kurrë më parë, dita e hënë shpallet ditë pushimi, pas miratimit të një reforme në parlament.

Shefi i qeverisë e konsideron një sukses të jashtëzakonshëm në këto 25 vite, ndaj ka marrë një vendim të tillë.

“Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet. Prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Dje Parlamenti miratoi me 140 vota reformën në drejtësi pas një dite maratonë për të gjetur konsensusin mes palëve politike.