9 familjarë të familjes Sadiku janë ngujuar brenda banesës së tyre në rrugën “Fortuzi” me qëllim që të mos lejojnë përmbaruesit të zbatojnë vendimin e gjykatës për t‘ju marrë banesën.
Historia e tyre dhe problemi me pronën u bë i njohur paraditen e djeshme për publikun, ku tre anëtarë të kësaj familje protestuan para Kuvendit, teksa pritej miratimi i reformës për drejtësi.
Teksa kërkonin miratimin e reformës në drejtësi, një zonjë e moshuar, një tjetër paraplegjike dhe Mira Sadiku kërkuan takimin me ministrin e Drejtësisë dhe atë të Brendshëm ,me qëllim që të tregonin hallin e tyre.
Ndërsa dje kërkuan drejtësi, Mira Sadiku mëngjesin e sotëm është ngjitur sipër çatisë së banesës që duhet ta lënë të lirë, ndërsa 9 anëtarë të tjerë janë ngujuar brenda saj, mes tyre një foshnje 4 muajshe.
Mira ndodhet mbi çati me një thikë në dorë. Ajo qëndron aty në shenjë proteste që përmbaruesit të mos prekin shtëpinë.
Referuar ”Balkanweb” familja Sadiku pretendon se kjo është pronë e bashkisë dhe se i paguan qira bashkisë, ndërsa familja Çali që pretendon pronësinë thotë se e ka fituar pronën në dy shkallë gjyqësore.
“Një nga gjyqtarët që e ka gjykuar çështjen e pronës është Gjin Gjoni. Mira pretendon se dokumentat e paraqitura në gjyq kanë qenë të falsifikuara. Përmbarimi ka ardhur për të zbatuar vendim për një godinë 3 katëshe, ndërkohë që shtëpia është një katëshe”, mwsohet se ka thwnw Mira Sadiku.
Historia e tyre ka vite që zgjat dhe një nga personat brenda familjes në vitin 2013 u përplas me armë me përmbaruesit privatë.





