Një ditë më parë, mediat raportuan se reperja Loredana Zefi është bërë nënë për herë të dytë pasi ajo publikoi në rrjete sociale një foto me një foshnje në krahë.
Ky postim u ripublikua edhe nga Mozzik dhe të gjithë u bindën se familjes së tyre i është shtuar një anëtar i ri së fundmi mirëpo ky lajm nuk qenka i vërtetë.
“Prive” raporton se fotot janë realizuar nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti. Në qendër të këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj. Duke qenë se janë realizuar pamjet nga videoklipi, duket se publikimi i këngës është shumë afër.
Mozzik dhe Loredana janë aktualisht një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it shqiptar, sidomos pas ndarjes dhe ribashkimit të tyre. Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Hana, e cila ka mbushur plot 3 vite në dhjetor të vitit të kaluar.





