Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve shqiptarë që kanë studiuar me rezultate të larta jashtë shtetit apo në Shqipëri dhe kanë dëshirë të kontribuojnë për vendin.
Rama ka publikuar një adresë e-mail, e cila do të shërbejë si një urë komunikimi mes tij dhe këtyre personave, të cilët i fton që të japin mendimin, opinionet, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë.
“gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.





