Efektivët e Durrësit ndalojnë një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Policia Rrugore bëri të mundur ndalimin e të riut Adriatik Bajraktari, banues në Kukës.

Ndaj tij, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.