Dy punonjës policie në Kukës janë arrestuar nga strukturat e SHÇBA-së, pasi akuzohen se kanë lejuar të arratisej një person nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Të arrestuarit janë G.Shabanja, punonjës në trupën e shërbimit në Qafë Morinë, si dhe Musa Bisheva banues në Tropojë.
Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës për ngjarjen që ka ndodhur më 13 korrik, kur Xhevat Thaçi, i ndaluar prej tyre, iu ka ikur nga duart teksa po e shoqëronin.





