Ledri Vula sapo ka publikuar dy bashkëpunimet me këngëtarin Flori Mumajes,"Beautiful" dhe "Nuk ma la", të cilat po korrin një sukese me klikimet.

Por këto nuk janë të vetmet projekte të tij për sezonin veror.

Mësohet se ai ka filluar punën për një tjetër bashkëpunim. Rreperi do të jetë pjesë e projektit të ri të Vig Poppas.

Sipas "Prive.al", tashmë kanë filluar xhirimet për videoklipin e tyre të ri dhe kënga tashmë është e përfunduar. Pritet që ky bashkëpunim të publikohet brenda një afati kohor të shkurtër. Kjo periudhë ka qenë tepër e suksesshme për rreperin, këngët e të cilit kthehen mjaft shpejt në hite.