Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në vendin e quajtur Mbrostar-Ferko, ku viktimë mbeti shtetasi Piro Topi, banor i lagjes “Afrim i Ri” në Fier.

Mësohet se Topi ka qenë duke udhëtuar me motorçikletën e tij, kur është përplasur me një pirg lëndësh inerte (zhavorr), si pasojë e mungesës së ndriçimit në këtë zonë.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.