Nga dita e nesërme, pritet që të ulen temperaturat me 3 gradë celsius për shkak të masave ajrore nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit.

Kjo do të sjellë mot të paqëndrushëm gjatë fundjavës. Ditën e premte është parashikuar që të ketë vranësira dhe reshje shiu në Shqipërinë e Mesme dhe atë Veriore. Po kështu, pritet që të jetë edhe dita e shtunë, me reshje shiu.

Sipas “Meteoalb”, në vendet malore, temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri 15 gradë celsius, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet nga 17 deri në 21 gradë.

Ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten nga 20 deri 24 gradë në zonat malore, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 26 deri 29 – 30 gradë.