Katër milion ‘like’. Është ky rekordi i ri i pëlqimeve arritur nga një foto në Instagram. Selena Gomez ka siguruar titullin, duke kaluar ish të fejuarin e saj Justin Bieber, që në mars ka arritur 3.7 milion ‘like’ me një foto të postuar me Selenen, në kohën kur të dy ishin bashkë.

Fotoja me 4 milion pëlqime tregon këngëtaren e pop-it teksa pi coca-cola shoqëruar me një frazën “You’re the Spark”, një version i këngës së 2015 ‘Me & The Rhythm’ e Selenës.