Vrasësja meksikane me fytyrë ëngjëlli ka pranuar publikisht se ka pasur marrëdhënie seksuale me trupa pa kokë, ka pirë gjakun e tyre dhe është larë me të.
Këtë rrëfim shokues, gruaja me pamje engjëllore me emrin Juana, por që njihet me nofkën “La Peque” (E vogla), e ka bërë nga qelia e burgut Baja të Kalifornisë, raporton Dailymail.
E burgosur për krime tronditëse brenda kartelit Zetas të Meksikës, 28-vjeçarja ka treguar çfarë e ka shndërruar në një person të dhunshëm.
“Qysh kur isha e vogël kam qenë rebele, kurse me kalimin e kohës u bëra e varur nga droga dhe alkooli”,ka deklaruar ajo.
E lindur në shtetin Hidalgo afërt Meksiko City, Juana thotë se kishte sjellë në jetë një fëmijë kur ishte 15 vjeçe. Babai i foshnjes ishte “mentori” i saj, 20 vite më i vjetër.
Për të siguruar të ardhura për veten e foshnjen ajo u bë prostitutë në rrugët e Meksikës, ku çdo natë ndodhnin krime të ndryshme.
Juana më vonë u shndërrua në “haconeo”, spiune për bandat e drogës, të cilët janë të ngarkuar të merren me informacionet rreth policisë dhe patrullave të ushtrisë.
Gjatë kohës që ishte pjesë e kartelit meksikan Zetas, ajo për herë të parë kishte parë skena dhune shokuese, kur koka e një burri ishte shpërbërë tërësisht në momentin që është goditur me një topuz të kohës së mesjetës.
“Më kujtohet si sot kur e pashë atë skenë të tmerrshme, dhe nuk mund të pajtohesha me faktin se pse ai burrë përfundoi në këtë mënyrë. Ka pasur raste kur kam shpëlarë veten me gjak të viktimave ,të cilëve shpesh ua pija gjakun sikur të ishte një gotë verë ”, rrëfen ajo.
Sipas medieve meksikane, ish-anëtarja e narko-kartelëve kishte bërë seks me kufomat pa koka.





