Kjo është një foto e re e Emiljano Shullazit, personit më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri kohët e fundit.
Shullazi është fotografuar nga kamerat e sigurisë në Gjykatë, ditën e djeshme, kur edhe iu refuzua kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë.
Pavarësisht se është ndaluar edhe herë të tjera gjatë 10 viteve të fundit, kjo është hera e parë që Shullazi shfaqet i prangosur.
Në foton e publikuar nga Panorama shfaqet Shullazi duke ngjitur shkallët e Gjykatës
Shullazi akuzohet për shtrëngim të dhënies së pasurisë dhe gjendet në burg, së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin.





