Nëntë tërmete kanë goditur Shqipërinë gjatë ditës së djeshme.
Sipas të dhënave nga Instituti i i Gjeo-shkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit zona më e goditur ka qenë Tirana, me 6 lëkundje sizmike. Tërmetet kanë qenë me magnitudë të vogël nga 2-3.3 ballë.
Epiqendra e tërmeteve më të shumta në numër ka qenë 29 km në lindje të Tiranës, në fshatin Bizë. Tërmetet kanë qenë me thellësi nga 3 km deri në 28 km.
Lëkundja e parë sizmike për ditën e djeshme është regjistruar në orën 5.49 minuta me orën tonë dhe është regjistruar 10 km larg liqenit të Fierzës.
Ndërkohë lëkundjet e fundit janë ndjerë në orën 23:04 dhe në orën 23:05, përkatësisht në Bulqizë dhe në Bizë të Tiranës.





