Aurora Ramazzotti, vajza e këngëtarit të njohur italian Eros Ramazzotti dhe prezantueses Michele Hunziker, ka ngelur në provimin e patentës.
Ajo po përgatitej të impenjohej në një program të televizionit satelitor Sky, por ngelja për herë të dytë në provim e detyroi të heqë dorë nga projekti më i ri.
Programi do të ambientohej në automjet, një lloj karaokeje në lëvizje.
Por për sa kohë mbeti në klasë, Aurora duhet të heqë dorë nga programi që do të drejtohet nga Lodovica Cornello.
Fakti që është bijë e dy prindërve të famshëm duket se nuk e ka ndihmuar Aurorën.





