Një 37 vjeçar. i shpallur në kërkim për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. është arrestuar nga Policia.
Në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit thuhet se është arrestuar Dritan Panxhi, 37 vjeç, pasi një ditë më pare. në lagjen “Kongresi i Elbasanit” gjatë një debati për konflikte të dobëta në ambientet e një lokali. ka tentuar të vrasë me thikë një 36 vjeçar me iniciale A.E.
Pas kësaj 37-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua vetëm një ditë më pas.
Mësohet se 37-vjeçari u arrestua, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan ka caktuar për të masën e sigurisë “ arrest me burg” në mungesë.





