Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare (DRKK) Durrës ka bërë publike të dhënat për të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave në amfiteatrin e Durrësit për periudhën 6-mujore, janar-qershor, në vitet 2012-2016 dhe numrin e vizitorëve.

Rënia e grafikut në vitin 2015 shpjegohet me faktin se gjatë këtij viti u hap muzeu arkeologjik i Durrësit, pas një kohe të gjatë mbylljeje dhe interesi më i madh i vizitorëve ishte për muzeun.

Meqenëse muzeu arkeologjik dhe amfiteatri mund të vizitohen me një biletë të përbashkët, pjesa më e madhe e vizitorëve në vitin 2015, ka vizituar muzeun fillimisht dhe më pas amfiteatrin.

Shifrat në lekë për vitet 2012-2016 janë si vijon:

viti 2012 – 440 400 lekë,

viti 2013 – 333 600 lekë,

viti 2014 – 835 200 lekë,

viti 2015 – 729 600 lekë,

viti 2016 – 966 000 lekë

Po sipas DRKK-së, numri i përgjithshëm të vizitorëve në amfiteatrin e Durrësit gjatë pesë viteve të fundit për gjashtëmujorin e parë, ka shënuar rritje progresive.

Shifrat për vitet 2012-2016 janë si vijon:

viti 2012 – 3 494 vizitorë,

viti 2013 – 3 058 vizitorë,

viti 2014 – 4 077 vizitorë,

viti 2015 – 5 343 vizitorë,

viti 2016 – 5 987 vizitorë.

Në këto shifra janë përfshirë të gjithë vizitorët e amfiteatrit, si ata me pagesë, ashtu edhe delegacionet e ndryshme, personat me nevoja të veçanta, si dhe grupet e nxënësve, për të cilët ka marrëveshje me drejtoritë arsimore rajonale në fushën e edukimit nëpërmjet trashëgimisë.