E kishin lënë pa ujë dhe pa ushqim, nën temperaturat përvëluese të këtyre ditëve në ballkonin e shtëpisë një qen të gjorë.

Pasi ka lehur për orë të tëra, kafsha e dëshpëruar ka kërcyer mbi parvazin e ballkonit dhe pas disa tentativave për t’u kapur pas hekurave ka rënë.

Fatmirësisht, banorët e pallatit, duke parë vuajtjet e kafshës së gjorë, kishin hapur një tendë që i shpëtoi jetën qenit gjatë rënies.

Pronarët e kafshës janë denoncuar për braktisjen dhe keqtrajtimin e qenit. Ngjarja e rrallë është regjistruar në një qytet spanjoll.