Socialistë nga i gjithë vendi u mblodhën pasditen e së martës për të kremtuar 25-vjetorin e krijimit të partisë.
Të shumtë kanë qenë edhe socialistët durrsakë që kanë marrë pjesë në festimet që nisën rreth orës 19.00.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale vihen re deputetja Esmeralda Shkjau, prefekti Roland Xhelilaj, kreu i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj, kreu i PS-së së Durrësit Luan Zaza, socialistët Alfred Dhuli, Jolanda Mustafaraj, Indrit Buka etj.





