Futbollisti i sapotransferuar te Çelsi, Miçi Batshuaji, po e feston kalimin në Premier Ligë me pak ditë pushime në Ibiza, në Spanjë, aty ku shumë futbollistë shkojnë në verë. Belgu, i cili shkëlqeu në Europian, ka marrë me vete edhe një makinë modeste, një Lamborgini që kushton 230.000 euro. Problemi është se 22-vjeçari nuk e paska shumë “haberin” nga rregullat, ose nuk do t’ia dijë për to, sepse e kishte parkuar makinën brenda një parku, duke e ngjitur në trotuar për ta futur poshtë hijes së një peme. Natyrisht, makina iu rimorkiua dhe Batshuaji u detyrua të paraqitet në rajonin e policisë lokale, për të treguar dokumentet e makinës së marrë me qira nga vëllai i tij, para se të paguante një gjobë prej 390 eurosh, që në fakt nuk janë ndonjë problem i madh për të.
Ylli i ri i Çelsit, gjobë në Ibiza
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
EMRAT/ Zgjidhen kryetarja dhe zv/kryetarja e re e Këshillit Bashkiak Durrës
Papa Leo XIV bën thirrje për armëpushim global në Ditën e Krishtlindjeve
E rëndë/ 13-vjeçarja përdhunohet nga grupi i të miturve në Selanik, mes tyre edhe 3 shqiptarë
INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj





