E përditshmja gjermane “Sport Bild” dyshon se futbollistët francezë mund të kenë marrë simulantë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Gjermanisë në “Euro 2016”.“Një reporter i ‘SportBild’ ka gjetur në dhomat e zhveshjeve të Francës pas ndeshjes, një kuti të preparatit Guronsan. Franca shënoi fitore me rezultat 2:0, pas dy golave nga sulmuesi Antoine Griezmann duke siguruar kualifikimin në finale ku u mposhtën nga Portugalia.“Guronsan është një simulant me kafeinë”, shkruan kjo gazetë. Ndonëse ky preparat nuk është në listën e ndaluar të WADA-s, ekspertët gjermanë të antidopingut e cilësojnë këtë një rast të mirëfilltë të përdorimit të substance të ndaluar.“Sipas WADA, çdo përpjekje për të fituar një avantazh ndaj kundërshtarit përveç forcës së trupit, është doping. Ndaj për mua, Guronsan është doping. Rritja e performancës në sport nga kafeina është e provuar shkencërisht. Ajo rrit gjithashtu edhe shpejtësinë e reagimit”, u shpreh për gazetën gjermane eksperti i dopingut, profesor Fritz Sorgel.