Prindërit e dy këngëtareve të famshme shqiptare kanë festuar plot 62 vjet martesë. Bëhet fjalë për nënën dhe babain e Irma dhe Eranda Libohovës. Motra më e vogël ka publikuar në rrjetet sociale një foto të prindërve, duke i uruar të festojnë edhe shumë përvjetore të tjera.

“Është e zverdhur nga koha kjo foto, por jo martesa e tyre 11 korrik 1954 …62 vite martese, 5 fëmijë, 6 nipa e mbesa e 4 herë stërgjyshër. Ndërsa mami më tregon për të 100-ën herë si u martua, im atë me siguri po tund kokën nga lart. Të gjithë JU festofshi e numërofshi pa fund përvjetore lidhjesh ,fejesash e martesash Love U”, shkruan Eranda bashkangjitur fotografisë.