Rinovimi i Elsied Hysajt po kthehet në një çështje te Napoli. Mbrojtësi shqiptar i cili shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar me fanellën e kaltër konsiderohet si pjesë e rëndësishme e projektit të së ardhmes dhe drejtuesit napoletanë për asnjë arsye nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e 22-vjeçarit. Ditë më parë mediat italiane e bënë fakt të kryer rinovimin e Hysajt me Napolin deri në vitin 2021 me kuqeziun që nga kontrata e re do të ketë një pagë dyfish më të lartë se ajo që përfiton aktualisht, rreth 1 milionë Euro në sezon, por mesa duket akordi mes palëve ende nuk është arritur dhe për t'i hedhur benzinë zjarrit ka menduar edhe njëherë tjetër menaxheri i Hysajt, Mario Giufreddi. Në një prononcim për mediat italiane së fundmi agjenti i mbrojtësit është shprehur së nëse Napoli dëshiron të rinovojë kontratën me 22-vjeçarin dhe t'i rrisë pagën lojtarit duhet të shpejtojë pasi në të kundërt, ai do të shohë edhe opsione të tjera përsa i përket të ardhmes së klientit të tij. Në intervistën e tij, Giuffredi nënvizoi gjithashtu faktin se ka patur një takim mes tij dhe drejtuesve të Napolit. “Hysaj meriton rinovimin e kontratës me një pagë shumë herë më të lartë, sepse sezonin e kaluar ai firmosi me të Kaltërit si një i ri premtues ndërsa në vetëm 1 vit u afirmua se është një lojtar që zotëron një potencial të jashtëzakonshëm”, shtoi Giuffredi. Në përfundim menaxheri i futbollistit shqiptar u shpreh gjithashtu se takimi që ka patur me drejtuesit e Napolit para disa ditësh i ka shërbyer atij për të kuptuar më mirë situatën. Napoli është i paralajmëruar dhe tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë, pasi për Hysajn kanë treguar interes disa prej klubeve më të mëdha të Europës, si Barcelona, Bayern Munich apo Arsenali.
Agjenti i Hysaj bën presion: Rinovim ose largohet!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Paskam pritur 33 vite për të”, Ana Kallaku për partneren e re të Besit
Babai i Ervis Martinaj paraqitet për herë të dytë në GJKKO: I kam thënë të gjitha në SPAK, por askush nuk është interesuar
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, shkon në 105 dollarë për fuçi!
Njihuni me shoqen më besnike të zodiakut!





