Pas tri ditëve pushim të akorduara nga trajneri dhe stafi teknik, skuadra e Teutës është mbledhur dje rreth orës 18:00 në ambientet e klubit. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë presidenti Edmond Hasanbelliu, i shoqëruar nga shefi i klubit Salillari, si dhe pjesëtari i stafit, Hito Hitaj. Në këtë takim është bërë një rezyme e asaj çfarë ka ndodhur në Ligën e Europës, si dhe paraqitjes në këtë kompeticion. Pas takimit, skuadra ka dalë në ambientet e stadiumit ku kanë marrë programe të veçanta stërvitjeje të gjithë lojtarët. Njëkohësisht, trajneri Ahmataj ka këshilluar disa futbollistë që kanë probleme të vogla që të mos sforcohen, duke u dhënë kohën e duhur për rikuperim të plotë. Më pas, skuadra është lënë e lirë deri më datë 21 korrik për t’u rigrumbulluar.Të pranishëm kanë qenë pothuajse të gjithë lojtarët që ishin pjesëmarrës në Ligën e Europës, përfshi këtu edhe mesfushorin Nijaz Lena. Ky i fundit, pas takimit është nisur drejt Maqedonisë. Nuk ka ende emra lojtarësh që mund të largohen nga grupi aktual. Megjithatë, është konfirmuar se shqiptari i Maqedonisë, Kadriu, nuk do të jetë më pjesë e Teutës për sezonin e ri. Aventura e tij te durrsakët zgjati vetëm gjashtë muaj. Ndërsa lajme të mira vijnë edhe nga infermieria, ku Hyseni është rikuperuar thuajse plotësisht nga dëmtimi dhe shpreson që më datë 21, kur skuadra të grumbullohet, të jetë i pranishëm në stërvitje me grupin.
Teuta bën analizën e Europës, programe personale për lojtarët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Konflikt tek ish-Parku/ 26-vjeçari plagoset me mjet prerës, shoqërohet 53-vjeçari
Atentat në Athinë, plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar
Horoskopi ditor, e hënë 7 shtator 2026
Përplasen dy automjete në Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i “Audi”-t





