Pas lajmit se atletja Luiza Gega është shpallur nënkampione Europe në Amsterdam, në garën e 3000 metrave, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shkruar një status në faqen e saj zyrtare ne Facebook, duke shprehur emocionin e saj për këtë fitore dhe duke dhënë më shumë detaje për kampionen tonë. Jo të gjithë e dinin që Gega është pjesëtare e Forcave të Armatosura dhe për këtë, të gjithë duhet të jemi më shumë krenarë, thotë ministrja në postimin e saj.






