Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë ironi me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pas grabitjes së filialit të bankës së nivelit të dytë në mes të Vlorës në mes të ditës. Në një status në rrjetin Facebook, Berisha shkruan se grabitjet me armë bëhen fare kollaj në mes të ditës pasi janë të lidhur me qeverinë. Ish-Kryeministri ka gjetur edhe justifikimin që do të japë Tahiri për këtë rast grabitje.
Lexoni statusin e plotë të ish-kryeministrit Berisha:
Sot, ditën per diell grabitja bankare e radhes!! Te dashur miq, sot, diten per diell, ne mes te Vlores bandat e Saje qorrit realizuan persosmerisht vjedhjen bankare te radhes. Policia njoftoi se sekuestroi kamerat. Kështu qe kesaj radhe rrini te qete se nuk do te thote se se hajdutet ishin nga Burreli apo Kosova si ne rastin e aeroporit por thjesht kamerat ishin jashte funksioni!! Miq, sot ne Shqipëri vidhet me lehte ditën per diell se sa ne çdo ore te natës. Kjo sepse natën mund te ngatërrosh objektin! Sb





