Pas arrestimit të zv/drejtorit të Burgjeve, Iljaz Labi, i cili akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje, ka reaguar menjëherë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp, Manjani thekson se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv/drejtorit të arrestuar.

Madje në njoftim thuhet se Drejtoria e Burgjeve kishte kohë që kishte nisur procedurat për largimin e Labit nga shërbimi civil.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Farrestimi-i-zvdrejtorit-te-burgjeve-reagon-ministri-drejtesise-manjani%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=b5fcb0a450Po kështu, Manjani thotë se Labi tashmë duhet të përballet si qytetar i thjeshtë me drejtësinë. “T’i provojë akuzat ndaj tij para drejtësisë si qytetar i çliruar nga funksionet publike”, thotë ministri.