Aktori Bradley Cooper dhe Irina Shayk prej kohësh janë një lidhje së bashku, ndërsa shpesh herë janë parë tek ndajnë momente intime me njëri-tjetrin, por jo gjithmonë ndodh kështu!

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet bukuroshja Shayk, bashkë me të dashurin e saj duke parë një ndeshje tenisi, por Irina duket e mërzitur. 

Disa fjalë të thëna nga Bradley Cooper bëjnë që Irina të nisë të fshijë lotët, ndërsa i dashuri i saj duket shumë i qetë. 

Madje në një moment Irina kthen edhe kokën nga ana tjetër për të mos e parë në sy Bradley Cooper.