Një ngjarje e rëndë është regjistruar një natë më parë në lokalitetin Cerqueta, itali.
Një grup miqsh kishin dalë për gjah në pyjet e zonës, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk arriti të kthehej gjallë nga gjuetia, pasi u qëllua nga një shok i tij.
Për shkak të orës së vonë të natës dhe errësirës, lëvizjet e viktimës i janë dukur njërit prej gjahtarëve si ato të një derri të egër e për këtë ka qëlluar me çifte.
Fatkeqësisht qëlloi shokun e tij në kraharor, duke e lënë të vdekur.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht ngjarjen tragjike.





