Theresa May do të jetë Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe pas dorëheqjes së David Cameron.

Pas tërheqjes së Andrea Leadsom në garën për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Konservatore, May është e vetmja kandidate.

Në një komunikatë për mediat, Cameron ka shprehur mbështetjen e tij për May.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fzyrtare-theresa-may-do-te-jete-kryeministrja-e-re-e-britanise-se-madhe%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=c8a92237a7“Jam shumë i gëzuar që Theresa May do të jetë Kryeministrja e ardhshme. Ajo është e fortë, kompetente, është më shumë e aftë sesa për t’i ofruar vendit lidershipin që do të ketë nevojë në vitet e ardhshme dhe do të ketë të gjithë mbështetjen time”, u shpreh Cameron.

Votimi për zgjedhjen e saj si Kryeministre do të bëhet të mërkurën pas marrjes në pyetje nga Parlamenti.

59-vjeçarja, e cila mbështeste qëndrimin në BE, ka qenë ministre e Brendshme që prej vitit 2010.