Antuan Grizman shpallet lojtari i turneut “Euro 2016”. UEFA ka vlerësuar sulmuesin 25-vjeçar si lojtarin më të mirë të Europianit që u mbyll një natë më parë në Francë.

“Gjelat” humbën finale ndaj Portugalisë me një gol të pësuar në pjesën e dytë të shtesës, por blutë mund të ngushëllohen sa do pak me çmimin simbolik ndaj sulmuesit të tyre.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fuefa-shpall-lojtarin-me-te-mire-te-euro-2016-nuk-eshte-ronaldo%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=bd1e890418Edhe pse nuk shënoi gol në ndeshjen më të rëndësishme të Francës, Grizman ka qenë vendimtar me 6 golat e tij.

Golin e parë ai e shënoi ndaj Shqipërisë në finalet e Grupit A, ndërsa realizoi 2 gola ndaj Irlandës dhe 1 ndaj Islandës. Dy golat që do të mbahen mend gjatë janë ato që realizoi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale.