Euro 2016, turneu që foli shqip
Jo vetëm fitorja historike e Portugalisë, befasia e dhuruar nga Uellsi debutues që u kualifikua deri në gjysmë finale, apo surpriza e bukur që mban emrin e Islandës. Euro 2016 ishte mbi të gjitha turneu i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Nga goli i parë i Gjermanisë, që mban firmën e Shkodran Mustafit, që i hapi rrugën fitores 2-0 të Gjermanisë përballë Ukrainës. Golat shqiptarë vazhduan me Zvicrën, fillimisht me Admir Mehmedin, që realizoi në barazimin 1-1 të helvetëve përballë Rumanisë në grup dhe më pas me supergolin e Xherdan Shaqirit në fazën e 1/8-ave ndaj Polonisë. E cilësuar gjerësisht nga opinioni si ekzekutimi më i bukur i vitit, rrjeta i shërbeu pak zviceranëve që u eliminuan pas penalltive. Por, padyshim që protagoniste absolute në Kampionatin Europian ishte Kombëtarja shqiptare. Në pjesëmarrjen e parë historike në një turne madhor, kuqezinjtë regjistriuan fitoren e parë ndaj Rumanisë, një kundërshtar të cilin nuk e mposhtnin për afro 7 dekada. E nuk mund të harrohet Armando Sadiku. Për të gjithë shqiptarët, ishte pikërisht ky goli më i bukur i Euro 2016.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shefi i të drejtave të njeriut në OKB: Inteligjenca Artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin
Qëlloi me pistoletë manovër gjatë rrugës për në dasmë, procedohet 30-vjeçari në Kamëz
Mbërriti në Rinas, por u ndje keq, humb jetën në spital filipinezja
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë





