Në kohën kur luhej finalja e madhe mes Portugalisë dhe Francës mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Stade de France” ka qenë e pazakontë furia e fluturave në fushë. Për shkak të sigurisë së lartë, autoritetet e stadiumit kishin shtuar numrin e dritave, gjë që kishte ndjellë edhe një numër të madh fluturash të mbledhura rreth e qark stadiumit, aq sa shpeshherë kanë vështirësuar edhe lëvizjen. Por pamja që ka bërë xhiron e rrjetit ka qenë pikërisht ajo flutur që është ulur në sytë e Ronaldos ndërsa ai u lëndua në fushë dhe nuk mund të vazhdonte më lojën.

Pas dëmtimit, Ronaldo u ul në fushë dhe shpërtheu në lot. Kjo pamje u bë ogur i fitores së skuadrës së tij të zemrës, e cila sfidoi ekipin vendës në Euro 2016.Pas disa minutave që kapiteni i ekipit u largua nga fusha, në rrjetet sociale shpërthyen profilet me emrin e tij. Vetëm në Twitter u hapën rreth 50 llogari me fjalët “Ronaldo’s Moth” (Flutura e Ronaldos).