Jemi mësuar të dëgjojmë kryesisht vetëm xhelozi e rivalitet mes vajzave të ekranit.
Por duket se paska edhe miqësi të vërteta në televizione. Moderatorja Albana Osmani ka bërë një ‘lumë’ komplimentash për kolegen e saj Marina Vjollcën duke u treguar mjaft dashamirëse. “Me "Karamelen" tonë Marinushen, shpirtin e bukur! Mbrëmë në mbyllje të Europianit”, shkruan Albana në Instagram.






