Kandidatja për Presidente e Shtëpisë së Bardhë, Hilary Clinton u tall publikisht nga një spiker amerikan.
Kronika kishte nisur të transmetohej kur gazetari e përqeshi kandidaten, por kamerat e lëna ndezur gabimisht përcuan në publik imitimin e zonjës Clinton kur flet për kundërshtarin e saj, Donald Trump.
Ndërkohë, televizioni po transmetonte klipin me fjalimin e Clinton përpara mbështetësve të saj në Teksas.





