Marco Matterazi rrëfen incidentin me Zinedine Zidan. Kur kanë kaluar 10 vjet nga finalja e Kupës së Botës Itali-Francë, ish-mbrojtësi i Interit, ka folur në lidhje me goditjen që mori nga ish-mesfushori francez. Gjatë intervistës Materazzi pranon se fjalët e tij ishin të rënda, por nuk e meritonte një reagim të tillë. Më tej ai pranoi se fyerja e tij ishte për të motrën e Zidane dhe jo për mamanë e tij:“Së shpejti unë do të publikoj një libër autobiografik, ku sigurisht do të sqaroj me detaje incidentin në finalen e botërorit Gjermani 2006. Për momentin mund t’ju them se unë e ofendova Zidane nga motra dhe jo nga mamaja. Unë e kam humbur mamanë time që në moshën 15-vjecare dhe nuk mund t’ia lejoja vetes që ta ofendoja Zidane nga nëna. Sigurisht që unë pranoj pjesën tim të fajit, por mund të them se nuk e meritoja një reagim të tillë.”Më tej Materazi tregon se në rrugë e ndalojnë shpesh njerëz dhe i thonë se veprimi i Zidane në drejtim të tij ishte i merituar. Ky fakt e bezdis shumë kampionin e botës, pasi sipas tij ngjarja është keqinterpretuar. Sidoqoftë pavarësisht kësaj 42-vjecari e mbyll rrëfimin e tij, duke deklaruar se ajo mbrëmje në Berlin është kujtimi më i bukur në karrierën e tij futbollistike.





