Mbi 10 miijë shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar sot bregdetit shqiptar për të pushuar në këto ditë të nxehta korriku.
Mësohet se në doganën e Morinës mëngjesin e sotëm ka pasur fluks të lartë automjetesh, ku deri në mesditë kanë hyrë në Shqipëri mbi 10 mijë vetë.
Autoritetet doganore po punojnë me procedurë të përshpejtuar për të mos krijuar radhë të gjata pritje.
Fluksi i lartë i pushuesve kosovarë këtë fundjavë lidhet edhe me përfundimin e muajit të Ramazanit.





