Që Era Istrefi mund të konsiderohet një këngëtare me famë botërore dhe që hiti i saj “Bon bon” dëgjohet kudo nëpër shtete të ndryshme, është një fakt i njohur nga të gjithë, por nuk e dinim që ky sukses bën të ndjehen krenarë edhe figura televizive.

Teksa ka postuar një foto në “Instagram” duke puthur Erën në faqe, moderatorja Arbana Osmani, shprehet se është shumë krenare për Erën dhe e do atë.

Por nga u inspirua Arbana për një dedikim të tillë? Ajo e shpjegon vetë në statusin e saj.

“Gjatë këtij muaji më ka rastisur ta dëgjoj “Bon Bon” te një superclub në Greqi, në një fashion department store në Romë, në aeroportin e Mynihut dhe në një radio rrugës nga Parisi në aeroport. Jam kaq krenare për ty Era. Të dua”, shkruan Arbana.