Dy vëllezër nga Tirana janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë nga persona ende të paidentifikuar në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në tregun e Tapizës, ku të plagosur mbetën vëllezërit K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se ata ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.