Policia e Dibrës ka identifikuar kufomën e gjetur një ditë më parë në lumin Drin në zonën e “Zallë Dardhës”.
Viktima është Marjeta Çera, 47 vjeçe, nga fshati Trokaj i Dibrës, identifikimi i së cilës është bërë nga familjarët e saj.
Sipas policisë, ajo kohët e fundit vuante nga depresioni.
Ekspertiza mjeko – ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetëmbytjes në lumë.





