Pasi ka arritur në përfundimin se grabitja në Rinas është vepër e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria e Krujës shpalli në mesditë moskompetencën dhe e dërgoi dosjen për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Pas këtij veprimi pritet që brenda 10 ditëve Gjykata e Krimeve të Rënda të kryejë rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj 5 të arrestuarve ndaj të cilëve Gjykata e Krujës vendosi masën “arrest me burg”. 

Për llogari të hetimeve prokuroria ka marrë të gjithë dokumentacionin nga banka dhe shoqëria e sigurisë “Nazeri” për të konfirmuar se cila është procedura e zbatuar për transportimin e 960 mijë eurove deri në areoport.