Mbrëmja e së dielës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me tapetin e Eurovision 2021, ku këngëtarët pjesëmarrës në event shfaqën më të mirën e tyre duke tërhequr vëmendjen me veshjet e përzgjedhura.

Por kush ishte veshur më bukur?

Në sondazhet e publikuara nga Wiwibloggs, në krye të më të votuarave si e veshura më bukur është përfaqësuesja e Letonisë, Samanta T?na, e cila ra në sy për stilin origjinal dhe ngjyrën e fortë të gjelbër të veshjes.

Ndërsa pas saj, renditet përfaqësuesja shqiptare. ‘Old Hollywood glamour’ është përcaktimi që i është bërë veshjes së Anxhela Peristerit në ceremoninë e hapjes së Eurovision, në Rotterdam.

Një fustan i kuq, nga Valdrin Sahiti, me të çarën e theksuar në këmbën e majtë tregon jo vetëm elegancën, por edhe sensualitetitn e këngëtares shqiptare. Veshjen Peristeri e shoqëronte edhe me një kapele të madhe në të njëjtën ngjyrë si fustani, ndërsa në krahë kishte hedhur një pellush të shkurtër në ngjyrë të bardhë.