Këngëtari korçar, Endri Prifti, ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së tij. Duket se ky fakt e mundon Endrin, i cili ka rrëfyer në një status në profilin e tij në Facebook, se ndjehet i paplotësuar e i vetëm.

Ja çfarë shkruan ai:

 “Per qef tim, i lumtur, i vetmuar, i pa dashuruar, por shumë i plotë nga 2 djemkat e mi që i dua si jetën time. Jam shumë i lumtur dhe i pastër, se si kam bërë keq asnjeriu përveçse ju kam dhënë dashuri, kënaqësi dhe ndjenjë shumë pozitive familjare. Mua ka dhe ndonjë që mund të dojë të më shikojë dhe në varr, por unë do ja fal mendimin … Ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi dhe shumë shumë dashuri në jetën dhe familjet tuaja. Bonas noces amiçi & amiçes.”