E përditshmja “Koha Jonë” shkruan sot është e sigurt që janë katër ministra të kabinetit qeveritar që do të ikin.

Sipas gazetës së Nikoll Lesit, Edi Rama, duke e ndjerë se shumë ministra të tij janë me minus kuota publike ka filluar të projektojë ndryshime në ministra.

Duke iu referuar burimeve të saj, thuhet se Kryeministri do të marrë në kabinetin qeveritar emra të njohur të PS-së si, Arta Daden, Anastas Angjelin, Bashkim Finon dhe Fatmir Xhafën.

Bisedimet me një pjesë janë kryer, ndaj pritet vetëm se kur Rama do të vendosë të bëjë ndryshime. Natyrisht deri në fund të këtij sesioni parlamentar në korrik nuk ka gjasa t’i bëjë ndryshimet”, shkruhet në këtë gazetë.

“Arta Dade njeh shumë mirë diplomacinë. Ka qenë edhe ministre e jashtme dhe në kohën e saj diplomacia pati suksese edhe për shkak të elegancës së saj diplomatike dhe eksperiencës në politikë. Anastas Angjeli njeh mirë financat dhe ekonominë, por duket Arben Ahmetaj ka rrënjë të forta te Kryeministri si anglishtfolës e jurist dhe mbetet te financat, Fatmir Xhafa drejtësinë e njeh mirë, por Ylli Manjani nuk lëshon kuota, pasi po punon me karizëm e profesionalizëm, ndërsa Bashkim Fino bën çdo dikaster.

Pra a ikin Damian Gjiknuri, Eglantina Gjermeni, Ditmir Bushati dhe Ilir Beqja? Sikurse flitet se Mesila Doda vjen nga PDIU dhe zëvëndëson Mirela Kumbaron”, përfundon shkrimi i “Koha Jonë”.