Kantautori dhe këngëtari i njohur Flori Mumajesi i është drejtuar gjykatës së Tiranës së Tiranë duke paditur civilisht portalin e lajmeve “Lapsi.al”.

Shkak i kësaj padie civile janë bërë një seri shkrimesh që në gjykimin e këngëtarit janë ofendues dhe fyes. Në padinë civile, Mumajesi kërkon nga ky portal si dëmshpërblim një shumë financiare prej 5 milionë lekësh të rinj, shkruan “Shqiptarja.com”.

Në padinë civile, avokatët e Mumajesit kanë evidentuar një seri shkrimesh të këtij portali, duke i vënë në dukje gjykatës titujt: “A ishte Flori Mumajesi që shpërtheu në shesh: “Serbia, Serbia të q…sha motrën”, dhe thirrjet nga tifozët në shesh: “Serbi, Serbi, të q.….motrën”, apo “Flori Mumajesi e krahason veten me Jay Z. Po Elvana, Beyonce?